Mustafa: 29 vjet pas referendumit, statusi politik i shqiptarëve të Luginës ende i pazgjidhur

02 mars 11:55

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka kujtuar 29-vjetorin e Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur ishte bërë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Mustafa ka thënë se 1 dhe 2 mars janë datat më të shënuara të historisë së vonshme në Luginën e Preshevës dhe se referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Më tutje, Mustafa ka thënë se edhe pas 29 vjetësh statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet i pazgjidhur.“Në përvjetorin e 29 të referendumit, statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet akoma i pazgjidhur. Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtroj për zgjidhje çështjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd duke respektuar aspiratën plebishitare të referendumit”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Mustafës:

REFERENDUMI ’92 MODEL I ORGANIZIMIT POLITIK GJITHËPOPULLOR

1 dhe 2 marsi janë datat më të shënuara të historisë së vonshme në Luginën e Preshevës. Referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Viti 1992 është kthesa më domethënëse për liri e barazi qytetare. Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në referendum për autonomi territoriale politike të shqiptarëve me të drejtë bashkimi me Kosovën është platforma për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Patjetër se është modeli i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të forcave politike e intelektuale, tashmë skajshmërisht të fragmentarizuar politik në Luginë. Ky akt i lartë qytetar është udhërrëfyesi më i mirë i unitetit në veprim e organizimit gjithëpopullor.

Në përvjetorin e 29-të të referendumit, statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet akoma i pazgjidhur.

Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtroj për zgjidhje çështjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd duke respektuar aspiratën plebishitare të referendumit.

Faleminderim e mirënjohje të përjetshme për vizionin dhe organizimin, gjithë atyre grave dhe burrave që patën kurajon edhe nën kërcënimin edhe me jetë i dhanë shpresë Luginës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vullkane në ishuj të veçantë në Indonezi shpërthyen, duke…