Mustafa kritikon Kurtin: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici

02 shkurt 2021 | 10:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas vizitës së djeshme të Albin Kurtit në Skenderaj.

Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici.

“Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!? Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se dhuna prodhon dhunë e më së paku demokraci.

“Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.  Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar”, ka shkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Mustafi është larguar pas katër sezonesh e gjysmë qëndrim…