
Mustafa: Nuk e di se si përfiton LDK-ja duke e votuar Vjosa Osmanin për presidente
07 prill 2021
| 15:43
Për befasinë e shumëkujt, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ndihmuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, duke qëndruar në sallë dhe duke votuar për ta mundësuar kuorumin prej 80 votash.
Veprimin e LDK-së e ka të paqartë ish-kryetari i saj, Isa Mustafa.
Ai në një prononcim të shkurtër për “Albanian Post” ka thënë se nuk ka njohuri se cili ka mundur të jetë përfitimi i LDK-së nga ky pozicionim politik.
“Unë nuk kam njohuri se cilat kanë qenë arsyet dhe si pasojë përfitimet e pritshme të LDK-së nga një veprim i tillë”, ka thënë Mustafa kur është pyetur se si e ka parë veprimin e LDK-së.
Për këtë arsye, Mustafa ka thënë se nuk mund të ketë një përgjigje më komplete dhe nuk mund t’i bëjë një analizë më të detajshme situatës.