
Mustafi lë Arsenalin, shkon te Schalke
02 shkurt 2021
| 10:51
Shkodran Mustafi është larguar pas katër sezonesh e gjysmë qëndrim në Londër me Arsenalin. Minutat për të ishin të pakta në dispozicion dhe vendosi të largohet nga klubi, që në vitin 2016 e bleu 41 milionë euro nga Valencia.
Kështu, Mustafi kthehet në Gjermani pas plot 11 vitesh kur kishte luajtur në akademinë e Hamburg. 28-vjeçari shkon te Schalke me parametra zero, pasi mbylli kontratën me Arsenal 6 muaj para përfundimit të saj.
Në kalimin e tij te klubi gjerman Mustafi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit. Ai do mundohet të ndihmojë Schalken për të mos rënë nga Bundesliga këtë sezon, teksa aktualisht renditet në vendin e fundit në renditje. Dardani zëvendëson turkun Ozan Kabak, i cili mbrëmjen e djeshme u zyrtarizua te Liverpool.