Myers, ‘MVP’ i finales së dytë

08 maj 2025 | 15:20

Qendra amerikane, Michael Myers është shpallur “MVP” i ndeshjes së dytë finale të play-offit , mes Trepçës e Bashkimit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça e mposhti Bashkimin në Mitrovicë për ta barazuar serinë finale në 1:1, ndërsa më i merituari për fitoren e kampiones në fuqi ishte Myers. Amerikani Myers ishte i pandalshëm në trapez dhe ndeshjen e mbylli  me 22 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

Myers është përzgjedhur “MVP” i këtij takimi me votat e publikut, ndërsa në garë për këtë çmim ishin edhe Tekele Cotton e Drilon Hajrizi të Trepçës, si dhe Lejson Zeqiri e Dirk Williams të Bashkimit. “MVP” i finales së parë, të cilën e fitoi Bashkimi të dielën e shkuar ishte zgjedhur fundori amerikan Wendell Green.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilirjana Kusari B.I. shpall të pavlefshme certifikaten e biznesit me…