Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava: Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë është një tjetër vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve

16 korrik 2025 | 18:39

Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar reth vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilët kanë hedhur poshtë mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Kreu u Bashkësisë Islame, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka thënë se “Gjykata kishte rastin të fillonte vendosjen e drejtësisë, por për fat të keq mori një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht.”

Reagimi i plotë i Bashkësisë Islame të Kosovës:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale në Hagë, për të hedhur poshtë mocionin për heqjen e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, është një tjetër vendim i padrejtë ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët prej kohësh po mbahen padrejtësisht në burg, me akuza tërësisht të sajuara dhe të pabazuara.

Gjykata kishte rastin të fillonte vendosjen e drejtësisë, por për fat të keq mori një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht.

Ne besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë dhe mbetemi me shpresë e besim se drejtësia do të triumfojë dhe se djemtë tanë do të kthehen në vendin e tyre.

Mbetemi me shpresë se më në fund, Gjykata do të gjykojë mbi fakte, prova dhe argumente – e jo mbi sajesa dhe hamendësime.

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht thirrjeve të diplomatëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin…