
Nagavci: Gjysmëvjetori i dytë fillon nesër
09 janar 2022
| 14:27
Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, ka deklaruar se gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve.
Ajo ka deklaruar se u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime për mënyrën e mbajtjes së procesit mësimor.
“Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në rast nevoje”, ka deklaruar për Telegraf ministrja Nagavci.