Nagavci: I ftoj të gjithë mësimdhënësit të kthehen në shkolla

08 shtator 2022 | 13:27

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të enjten se ka vizituar dje disa nga shkollat në të cilat ka filluar të mbahet procesi mësimor.

“Me kryeministrin ishim në Qendrën e Kompetencës ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Prishtinë ku procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht. Po ashtu, kam vizituar shkollën ‘Faik Konica’ në kryeqytet ku disa mësimdhënës janë duke mbajtur mësimin. Mësimi po mbahet në disa klasa e shkolla të ndryshme si Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,Gjakovë, Ferizaj, Shtime etj”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka thënë se ndonëse shumica e mësimdhënësve janë në grevë, ka mësimdhënës të cilët janë bashkë me nxënësit duke mbajtur mësimin.

“Ashtu siç kemi edhe prindër të cilët po i dërgojnë fëmijët në shkollë ndonëse mësimdhënësit nuk po mbajnë mësim. Si ministre e Arsimit edhe njëherë ftoj të gjithë mësimdhënësit që të kthehen në shkolla pranë nxënësve të tyre e të fillojnë mësimin. Që nga fillimi i mandatit jemi duke u angazhuar shumë që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla”, ka deklaruar Nagavci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë të…