
Napoli fiton me “poker” ndaj Monzës
07 prill 2024
| 17:43
Napoli rigjen fitoren në Serie A pas tri javësh. Kampionët në fuqi të Italisë, triumfuan 2-4 në Monza. Sukses që u lejon të jenë në garë deri në fund për një biletë në Champions.
Milan Djuric kaloi vendasit në avantazh në minutën e nëntë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Napoli u kundërgjigj mjaft mirë në pjesën e dytë duke shënuar tre gola brenda gjashtë minutave me Osimhen, Politano dhe Zielinski.
Andrea Colpani ndezi shpresat e Monzës për pikë një minutë pas golit të tretë të Napolit. Napoli shënoi edhe të katërtin më pas me anë të Giacomo Raspadorit.