
Napoli ia rrëmben nga duart titullin Interit
23 maj 2025
| 23:26
Napolit tashmë dhe zyrtarisht e ka fituar titullin e Serie A, në një rivalitet të ngushtë prej një pike që e kishte me Interin.
Napoli e mposhti Cagliarin me rezultatin final në 2:0, rezultat ky që ia mundësoi napolitanëve ta festojnë titullin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kontribut në këtë ndeshje dha edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani i cili asistoi te goli i dytë që e shënoi, Lukaku.
Interi në anën tjetër arriti fitore ndaj Comos me rezultat po të njëjti si Napoli, por që nuk mjaftoi të shpallen kampion.
Napoli mbetet kampion me 82 pikë, kurse Interi me 81 pikë merr vendin e dytë dhe një vend në Champions.