
Nasim Haradinaj kërkon protestë më të fuqishme ndaj Speciales
14 maj 2025
| 11:50
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas anulimit të konferencës për media nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj të djeshme në Kosovë.
Konferenca është anuluar për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së, të cilët ishin mbledhur para hotelit ku po qëndronte Trendafilova, për të shprehur pakënaqësitë ndaj saj dhe Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë se protesta duhet të përshkallëzohet dhe të organizohet në një nivel edhe më të lartë, duke përfshirë organizatën në tërësi.
“Nuk duhet me u tut sepse kemi arsye me thirr protestë”, është shprehur Haradinaj.