
Nata e tretë e Prishtinës në karantinë, me shi
14 prill 2020
| 23:33
Kryeqyteti i Kosovës ka hyrë të martën në natën e tretë të karantinës pas masave të reja anti Covid-19 që janë marrë nga qeveria.
Sipas fotografive të shkrepura sonte, rrugët e Prishtinës të lagura nga shiu, shihen bosh dhe pa makina, raporton “Epoka e re”.
Me masat e reja të qeverisë anti Covid-19 çdo qytetar, nga data 15 prill deri më 3 maj, do të ketë të drejtë të lëvizjes në dite vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.
Nga data 8 shkurt deri më 14 prill, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar 387 me 8 raste të vdekjes dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.
/Epoka e re/