
NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për një rritje masive për shpenzimet për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se ndonjë nga shtetet anëtare sulmohet.
Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet: “Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimi i Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.
Spanja veçse ka njoftuar se nuk mund ta përmbushë këtë synim, teksa edhe shtete të tjera kanë shprehur rezerva, por zotimi për investime përfshin rishqyrtimin e shpenzimeve më 2029, monitorimin e përparimit dhe rivlerësimin e kërcënimit të sigurisë që paraqet Rusia, raporton Rel.