Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare Heroi i Kombit, Rexhep Gali Balidemaj

08 qershor 2025 | 09:14

Sot u nda nga jeta në SHBA në moshën 102-vjeçare një nga figurat më të spikatura të rezistencës shqiptare në Jugosllavi, Rexhep Gali Balidemaj, një emër i gdhendur thellë në historinë e çështjes kombëtare.

Rexhep Balidemaj, i lindur më 19 dhjetor 1922, kaloi një jetë të tërë në përkushtim të plotë ndaj lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar. Ai u burgos 13 herë nga regjimi jugosllav për aktivitetin e tij patriotik, por nuk u përkul asnjëherë para presionit apo torturës.

I njohur për guximin e jashtëzakonshëm dhe qëndrimin e pathyeshëm, Balidemaj u bë simbol i qëndresës dhe i vetëdijes kombëtare. Ai fliste me zë të lartë për të drejtat e shqiptarëve në një kohë kur heshtja ishte e vetmja formë mbijetese.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me titullin e lartë “Hero i Kombit” – një vlerësim që pasqyron madhështinë e veprës së tij.

Njoftimi i familjes për ndarjen nga jeta:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se më 8 qershor 2025, ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare i dashuri ynë:

Rexhep Gali Balidemaj

(19 dhjetor 1922 – 8 qershor 2025)

Një jetë e gjatë, e përkushtuar ndaj vlerave të larta njerëzore.

Ceremonia e varrimit do të bëhet me njoftim të mëvonshëm.

Të pikëlluar: Familja Balidemaj, të afërm, miq dhe dashamirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga mediet serbe që e përshkruan ndeshjen në Tiranë…