Ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova” , segmenti 7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë

10 qershor 2025 | 17:03

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të qarkullimit për të gjitha automjetet në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin 7.

Sipas vendimit, ky segment do të mbetet i mbyllur nga data 9 qershor dhe do të qëndrojë jashtë funksionit deri në njoftimin e radhës, me afat maksimal prej 120 ditësh kalendarike. Vendimi ka hyrë në fuqi që nga sot.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se përmes një vendimi  të nënshkruar nga zëvendësministri I Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të nënshkruar sot, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në autostradaën “Ibrahim Rugova” , në segmentin e saj R7, drejtimi Prishtinë-Mitrovicë, sipas hartës ( segmenti mbi zonën industriale të  Fushë Kosovës), që nga data 09.06.2025 deri në njoftimin e radhës (120 ditë kalendarike).

Vendimi hynë në fuqi sot-ditën e nënshkrimit.

Punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike .

Punimet në fjalë do të kryhen nga ana e kompanive “MAK CONTRUZIONI”srl dhe “VIA “SH.P.K. Këto kompani do të ndërmarrin të gjitha veprimet për vendosjen e sinjalizimit, të nevojshëm sipas planit të menaxhimit të trafikut për mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkëpunuar me Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve –MMPHI, dhe Policinë e Kosovës për të krijuar kushte të sigurta për pjesëmarrësit në trafik.

Trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i, luten të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjatja e mandatit të EULEX-it nga Bashkimi Evropian (BE) ka…