NDERIM NËNËS STANË GASHI EDHE NGA KATEDRALJA NË MONACO
Ismet Sylejmani
Një foto në respekt e në nderim të Nënës së UÇK-së, Nënës Stanë Pjetër Gashi!
Gjatë vizitës në Shtetin e Monacos, ndaluam edhe në Katedrale!
E bëra një fotografi për kujtim dhe në ato çaste mendja më shkoi te Nëna shqiptare katolike Stanë Pjetër Gashi!
Te familja e saj, te shokët e bashkëluftëtarët në UÇK, djemt e Nënë Stanës, Filipi, Fatmiri dhe Viktori, por edhe te të gjitha Nënat shqiptare katolike, motrat dhe vëllezërit shqiptar katolik, që kanë luftuar krah për karah me luftëtarët e UÇK-së, bijë e bija të besimit shqiptar musliman e ortodoks!
Nderim e mirënjohje Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, shqiptares katolike, që me veprën e saj në shërbim të luftës për liri e çlirim, ka shpartalluar platformën antishqiptare pushtuese serbe, duke dëshmuar se jemi një popull e një komb i pandarë, që kemi një gjak e një gjuhë, edhe pse feja i ka ndarë, dëshirë kjo e pushtuesve osman dhe serb, dhe e armiqve të tjerë të kombit, për të na larguar e përqarë mes veti, në jemi vëllezër të një trungu, pjestar të një familjeje!
Nderim e mirënjohje përgjithmonë për Ty Nëna e UÇK-së!
Nderim kontributit Tënd të madh, nderim mundit Tënd dhe bukës së shumtë, që ua ke gatuar dhe dhënë luftëtarëve të luftës për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Monaco, 13 Nëntor 2025!



