
NDERIM PËR GUXIMTARËT E QËNDRESËS KOMBËTARE
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve, Hysni Ngucati, ka nderuar me mirënjohje: Xhavit Bajraktarin, Ismet Bislimin – vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare Mehmet Bislimi dhe Gani Baliun.
Ky vlerësim është një shenjë respekti për aktin e madh të 23 shkurtit 1989, kur në Shkritoren e Plumbit në Zveçan u ndal prodhimi i arit, argjendit, plumbit e zinkut. Ky aksion i guximshëm ishte një nga më të suksesshmit në historinë e rezistencës, sepse ndali drejtpërdrejt prodhimin dhe u bë pararendës i grevës së madhe të minatorëve, që ngriti në këmbë gjithë popullin e Kosovës. Me sakrificë, vendosmëri dhe dashuri për atdheun, këta burra lanë një dritë të pashuar në historinë e qëndresës sonë kombëtare. Lavdi dhe respekt i përjetshëm për të gjithë ata që hapën rrugën e lirisë!