Ndërpritet seanca, deputetët marrin një orë pauzë

25 mars 2020 | 16:53

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për një orë pauzë me kërkesë të deputetëve.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë me dije se gjatë pauzës do të bëhet edhe dezinfektimi i sallës, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Seanca ka nisur në orën 11:00, derisa ka një pikë të vetme të rendit të ditës, atë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të…