Ndërroi jetë ish-kryetar i KH Trepça, Zeki Loxha

29 prill 2025 | 15:37

Ka ndërruar jetë Zeki Loxha, ish-kryetar i klubit të hendbollit Trepça.

I ndjeri e drejtoi klubin mitrovicas në periudhën më të lavdishme të tij, kur “xehetarët” u inkuadruan në ligën e parë federative dhe luajtën në atë ligë.

Loxha ishte kryetar i klubit mitrovicas nga viti 1979 e deri në vitin 1981.

Zeki Loxha ka mbajtur pozita të rëndësishme në Kombinatin Trepça, ndërsa për shumë vjet jetoi në Shqipëri. Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Loxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi…