
Ndërron jetë drejtori i ‘Samsung’-ut, njeriu më i pasur në Korenë e Jugut
25 tetor 2020
| 13:45
Lee Kun-hee, drejtor i gjigantit të Koresë së Jugut, kompanisë “Samsung”, la vdekur në moshën 78 vjeçare.
Lee vlerësohet se ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga babai i tij në “Samsung”-un e sotëm, një gjigant ekonomik global që operon në fusha që variojnë nga prodhimi i elektronikës e deri të transporti.
Ai ishte njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, me një pasuri të vlerësuar prej rreth 21 miliardë dollarësh, sipas revistës “Forbes”, raporton “BBC”.
Shkaku i saktë i vdekjes nuk është deklaruar, por kompania la njoftuar se Lee ka ndërruar jetë i rrethuar nga anëtarët e familjes.