Ndërron jetë e mitura që u aksidentua javë më parë në rrugën Shtime-Komoran

20 nëntor 2020 | 11:30

Të enjten ka ndërruar jetë e mitura e cila ishte aksidentuar më 30 tetor në rrugën Shtime-Komoran.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka ndërruar jetë në QKUK.

“Rruga Shtime-Komoran, fshati Krojmir, Lipjan 30.10.2020 – 20:10. Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…