Ndërron jetë këngëtarja e Roxette

10 dhjetor 2019 | 14:37

Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Artistja suedeze, e cila bashkëthemeloi grupin e famshëm Roxette me Per Gessle në vitin 1986, vdiq mëngjesin e së hënës pas një sëmundjeje të gjatë.

Fredriksson njihet për këngët “It Must Have Been Love”, “Joyride”, “Listen To Your Heart” dhe “The Look”.

Dyshja e popit Roxette ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në të gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Crouch i dha fund karrierës si futbollist në moshën…