
Ndërron jetë një muaj pas vetaksidentit 21-vjeçari nga Rashiqi i Pejës
09 gusht 2025
| 18:07
Një aksident trafiku i ndodhur muajin e kaluar në fshatin Rashiq të Pejës ka përfunduar tragjikisht sot, pasi drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë nga pasojat e lëndimeve.
Bëhet fjalë për Art Dervishajn rreth 21-vjeçar, i cili më 16 korrik 2025, rreth orës 20:20, ishte përfshirë në një vetaksident dhe kishte pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit fillestar, ai ishte dërguar për mjekim të mëtejshëm në Maqedoninë e Veriut.
Sot, më 9 gusht 2025, rreth orës 08:00, autoritetet janë njoftuar për vdekjen e tij. Prokurori kujdestar i Prokurorisë së Pejës është informuar, ndërsa rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë.