Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka

22 prill 2025 | 12:38

Ka ndërruar jetë profesori Aziz Dujaka, i cili vuante nga një sëmundje e rënd. Njoftimi është bërë i ditur nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit. Dujaka ishte një pedagog i veçantë me vetëdije dhe përgatitje të lartë profesionale, njerëzore e kombëtare.

Njoftimi i plotë nga FEFS-ja:

NJOFTIM MORTOR

Të nderuar Profesorë, Studentë, Staf Administrativ dhe të gjithë ju që jemi bashkë në shtëpinë tonë të përbashkët – Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 22 prill 2025, është ndarë nga jeta Profesori Aziz Dujaka.

Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e Profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me të.

Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të.

Për detajet e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.

Me respekt,

Dekani i Fakultetit,

Prof. Asst. Dr. Florian Miftari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, duke komentuar propozimin…