
Ndërron jetë prokurori Ismet Ukshini, ishte i infektuar me Covid-19
18 korrik 2020
| 11:06
Ka ndërruar jetë prokurori Ismet Ukshini, duke u bërë viktima e 125-të e Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.
“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli.
Prokurori Ismet Ukshin ka qenë i shtrirë në Reaprtin e Infektives, në Spitalin e Pergjithshem të Gjilanit.
Prokurori Ismet Ukshini ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.