Ndihmohen 400 familje skamnore në Skenderaj

19 janar 2021 | 16:12

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, të martën kanë bërë shpërndarjen e pakove për 400 familje në nevojë.

Në kuadër të këtyre pakove ushqimore përfshihen edhe gjësende dimërore për familjet në asistencë sociale të kësaj komunë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt, ka shprehur mirënjohje për organizatën “Qatar Charity”, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për familjet në nevojë të komunës.

Po në këtë ditë, bamirësi Nebih Loshi nga fshati Pemishtë, u ka dalë në ndihmë stafit mjekësor në QKMF-në e Skenderajt, duke dhuruar 100 palë veshje mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 si dhe 1 000 kilogram miell për familjet në nevojë.

Image may contain: 3 people, people sitting, beard and indoorImage may contain: 4 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka udhëtuar herë pas here…