Ndikimi ekonomiko-social i gazsjellësit TAP në Shqipëri

29 dhjetor 2017 | 13:00

Është mbushur 1 vit e gjysmë që nga koha e fillimit të punimeve për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik, (TAP) në Shqipëri, një nga projektet më të mëdha dhe strategjike që do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë.

Sipas të dhënave nga TAP, ecuria e punimeve në secilin prej tre shteteve (Shqipëri, Itali e Greqi) ku kalon gazsjellësi, po zbatohen brenda afateve të parashikuara. Ndërsa deri në fund të vitit 2017 bilanci i punimeve në pjesën shqiptare rezulton në progres të konsiderueshëm në përmbushjen e një sërë objektivash, jo vetëm në shtrimin e tubacioneve të gazit por edhe veprimtarive ekonomike- sociale në mbështetje të komunitetit dhe mjedisit përgjatë gjurmës që përshkon TAP, shkruan “atsh”.

Gjurma e TAP përshkon 875 km, nga të cilat 215 km janë në territorin shqiptar.

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP nisën në gusht të vitit 2015 në Shqipëri dhe në maj 2016 filloi ndërtimi i tubacionit dhe instalimeve mbi tokë.

Në fillim të vitit 2018, pritet fillimi i ndërtimeve për pjesën detare, nënujore të gazsjellësit dhe në fund të vitit 2019 përfundon ndërtimi dhe kryhen testimet.

Në territorin shqiptar rrjeti i gazësjellësit ka mbi 1.800 punonjës të angazhuar, nga të cilët rreth 87% e tyre janë shqiptarë.

Gazsjellësi TAP është pjesa evropiane e korridorit jugor të gazit, që do të transportojë gazin natyror nga fusha gazmbajtëse e Shah Deniz II në Azerbaxhan, drejt Evropës.

Në Shqipëri pritet të investohen afërsisht 1.5 miliardë euro, që përfshin kostot e tubave dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi…