Në 24 orët e fundit, 222 të shëruar nga Covidi në Kosovë

25 janar 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 222 pacientë të infektuar me koronavirus.

Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se deri me tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 50 953 raste. “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679”, ka njoftuar instituti.

IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë vdekur nga Covid-19 dhe janë shënuar 311 raste të reja të infektimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid duket më i sigurt se kurrë për transferimin…