Në Aeroportin e Prishtinës inaugurohet këndi “Një çast për të” – hapësirë që fuqizon gratë dhe ruan dinjitetin njerëzor

04 nëntor 2025 | 15:43

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u inaugurua këndi “Një çast për të”, një iniciativë e Fondacionit Jahjaga, e mbështetur nga Ambasada e Turqisë në Kosovë. Ky kënd, i vendosur në ambientet e Unifree, paraqet produkte të punuara me kujdes nga gratë që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë – një hapësirë që bart mesazhin e fuqizimit, shpresës dhe dinjitetit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe vlerat e solidaritetit shoqëror. Si një portë hyrëse e vendit, aeroporti synon të jetë gjithmonë vend i nismave që frymëzojnë ndryshime pozitive dhe që forcojnë komunitetin tonë.

Me këtë hap, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” shpreh krenarinë për të qenë pjesë e një projekti që jo vetëm kujton të kaluarën, por edhe ndërton të ardhmen mbi baza të dinjitetit dhe respektit njerëzor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali…