 
                    Në autostradën Nish-Vranjë, dy shqiptarëve u plaçkiten 10 mijë euro
                27 dhjetor 2020
                |  23:07
            
        Në orët hershme të mëngjesit në autostradën Nish – Vranjë janë ndaluar dy shqiptarë me një veturë me targa të Gjermanisë, ndërsa u janë vjedhur 10 mijë euro.
Siç raporton gazeta serbe “Blic”, sulmin e kanë bërë disa persona që janë shtirur si policë.
Ata thuhet se kanë ndalur veturën dhe me automatik të veshur me uniforma i janë afruar veturës dhe udhëtarëve u kanë marrë rreth 10 mijë euro, përcjell Albinfo.ch.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        