Në Gjilan janë 160 raste aktive me Covid, Haziri apelon për kujdes të shtuar

09 gusht 2021 | 17:08

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se aktualisht në këtë komunë janë 160 raste aktive me Covid-19.

Pas rritjes së rasteve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të festojnë me kujdes, në gëzimet familjare.

Kreu i Gjilanit ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24 402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër Covid-19.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë Covid-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6 717 kanë rezultuar pozitivë, 6 409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 24 402 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku e ka nënshkruar kontratën e re me klubin…