Në javën e parë të qershorit mbahet Kuvendi qendror i AAK-së

15 mars 2022 | 23:18

Në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të brendshme partiake, Këshilli Drejtues ka miratuar numrin e delegatëve që do të përfaqësojnë degët e AAK-së në Kuvendin qendror.

Gjithashtu Këshilli Drejtues ka vendosur që data e mbajtjes së Kuvendit të jetë në javën e parë të qershorit 2022, kur dhe pritet që të përmbyllen të gjitha kuvendet e degëve të AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë angazhimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe ka uruar sukses në zgjedhjet e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajaxi është befasuar në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës. Një…