Në këtë qendër votuan veç 7 persona

09 nëntor 2025 | 14:48

Në fshatin Videjë të Klinës, në Qendrën Rinore “Videjë”, me numër 0819, procesi i votimit po zhvillohet me pjesëmarrje shumë të ulët.

Deri më tani, në këtë qendër kanë votuar vetëm 7 persona.

Kjo qendër njihet si ajo me numrin më të vogël të qytetarëve me të drejtë vote në gjithë komunën e Klinës.

Sipas të dhënave, në këtë vendvotim janë gjithsej 137 votues të regjistruar, prej të cilëve vetëm 3 deri në 4 janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër i takon komuniteteve të tjera.

Pavarësisht numrit të vogël të votuesve, procesi në këtë qendër po zhvillohet i qetë dhe pa ndonjë incident të raportuar deri në këtë fazë të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për kryetar…