
Në kufij me një anëtar të NATO-s, dronët rusë sulmojnë qytetin ukrainas
30 maj 2025
| 15:37
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse shënjestruan me dronë një qytet kufitar ukrainas pranë Rumanisë, anëtare e NATO-s.
Sipas mediave të huaja, sulmi gjatë natës goditi Izmailin, portin më të madh të Ukrainës në lumin Danub, një rrugë ujore që ndan Ukrainën dhe Rumaninë.
Një degë e postës u shkatërrua në sulmin me dron, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet, por tha se Rusia nuk kishte komentuar mbi sulmet.
Izmail u godit gjithashtu nga sulmet ruse vitin e kaluar. Megjithë përpjekjet e SHBA-ve dhe Presidentit Trump për vendosjen e paqes në Ukrainë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet, madje i ka intensifikuar më tej gjatë javëve të fundit.