Në kujtim të ish-luftëtarit të NDSH-së, Ahmet Feriz Arifit

31 mars 2024 | 21:15

Shkruan: Skender Haliti

Ahmet Feriz Arifi ( 1910-1988) me bashkëluftëtarë të NDSH-së. Ahmet Arifi u lind në fshatin Komogllavë me 2 prill të vitit 1910. Ishte djali i Ferizit dhe i nënë Zyhrase. I takon një familje me tradita atdhetare dhe luftarake.

Gjate kohës së Perandorisë Osmane, atëgjyshi, Ahmet Çarkaj, (emrin e të cilit e kishte trashiguar nipi, Ahmeti i dytë), kishte qenë ushtar i Osman Pashës në Plevne të Bullgarisë, në vitin 1877-të.

Thuhet se kishte rastisur ta njihte edhe kapitenin e artilerisë, Sefë Mahmutin nga Kosharja dhe shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova.

Një ditë, derisa ushtritë kundërshtare vinin përballë njëra tjetrës, në Frontin e Plevnës dhe nuk kishin urdhër për sulm, një oficer rus kërkon dyluftim “mejdan“ me një nga luftëtarët apo oficerët e radhëve të forcave Perandorake.

Oficeri turk, duke ditur mentalitetin kryengritës të shqiptarëve, kërkon një vullnetar që do t‘i dilte rusit në mejdan. Ishte lajmëruar, Arif Çarkaj, asokohe 20- vjeçar. Oficeri turk i kishte thënë, nëse ushtari rus do të vinte nga ana e majtë ti i del në mejdan, nëse vjen nga ana e djathte i dal une.

Të nesërmen, ushtari rus ishte dukur përballë ushtarëve të Osman Pashës nga ana e majtë.

Arif Çarkaj kishte nxjerrë shpatën nga milli dhe i kishte dalë në dyluftim. Të dy radhët e dy ushtrive kundërshtare kishin marrë pjesë në spektaklin e dyluftimit.

Pas një ore përpjekjesh, Arifi vret oficerin rus, të cilit edhe ia këput kokën, por  edhe vetë ishte plagosur. Plaga, gjatë tërë jetës i kishte mbetur një shenj e thellë në qafë, rast për ta rrëfyer sa e sa herë historin e jetës së tij.

Nën kujtime të tilla të gjyshit, të treguara nga babai, Ferizi ishte rritur dhe burrëruar Ahmet Feriz Arifi nga Lagjja Çarkaj e fshatit Komogllavë.

Dyluftimi i atëgjyshit, iu kishte kthyer si amanet kohor edhe pasardhësve të tij në kohën kur Serbia me ndihmën e Rusisë, qysh në vitin 1912 kishte pushtuar Kosovën.

Gjatë kohës së regjimit të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, serbët kishin marrë sa e sa aksione për shfarosjen e shqiptarëve. U kishin zaptuar tokat, i kishin shpërngulur dhunshëm për në Turqi, dhe i kishin persekutuar në mënyrë sistematike.

Asokohe një çetnik serb, i njohur për krime kundër shqiptarëve, Nikolla Kerstiq i kishte kërkuar mejdan, Mehmet Arifit, vëllaut të Ahmetit. Në ditën dhe vendin e caktuar kishte zënë pozitë Mehmet Arifi mes fshatit Sojevë e  Dardani (ish Tankosiq) Ahmeti i armatosur i kishte shkuar prapa vëllaut për ta ndihmuar në rast nevoje.

Në vendin dhe në kohen e caktuar, marrin shenj  të dy dhe pasi zbrazin pushkët të dy bien në tokë.

Ahmeti duke parë lëvizje në radhët e serbëve merr në shenj dhe godet.

Ndërkohë duke parë se vëllau ishte në rrezik jete e tërheq dhe e dërgon në shtëpin  e Shyqeri Sojevës, ku nga plagët ndërron jetë. Ahmeti me të vetët varros vëllanë në malet e Komogllavës,duke u betuar para trupit të tij se do tëhakmerrej shumëfishë.

Në kohën kur forcat shqiptaro- italiane kishin arritur në Kosovë në pranverë të vitit 1941, shqiptarët e Kosoves iu bashkohen atyre forcave, të cilat kishin përzënë  nga vendi një regjim shfarosës sikur ishte regjimi serb. Pushteti italo-shqiptar kishte hapur shkolla në gjuhen shqipe, ndërsa shqiptarët ishin pranuar në administrat, në shërbim të karabinierisë dhe në të  gjitha strukturat shtetërore. Në krahasim me regjimin fashist shqiptarë-vrasës të Kralevinës, pushteti italo shqiptar, me të drejtë konsiderohej clirimtar, edhe pse në esencë nuk ishte i tillë meqë Italia luftonte për interesat e veta, por dëbimi i regjimit të Monarkisë fashiste serbe, nga shqiptarët me të drejtë ishte konsideruar si çirim, si “Koha e Shqipnisë“, apo figurativisht si “ato tri vite t‘Shqipnisë“.

Bashkëluftëtar të Ahmet Arifit ishin: Din Hoxha, Abdyl Dura, Ram Beka, Sadik Tusha e shumë të tjerë.

Të shumta janë aksionet e armatosura që kishte kryer Ahmet Arifi dhe shokët e tij në përballje me qetnikët serb: Lufta në Dardani, (Tankosiq),në Miroslë mbi Pleshinë, malet e Sharrit etj.

Në vjeshtë të vitit 1946-të është mbajtur mbledhja e tretë e NDSh-së lo ku ka marrë pjesë edhe Ahmet Arifi. Ky kongres është mbajt në Kopilaq-malet e Vërbanit. Bashkëluftëtari i tij Din Hoxha është gjykuar me: Gjon Sereqin, Ajet Gërgurin, Hilmi Zariqin, Hamit Eminin, Ukë Sadiku, Osman Bunjaku.

Veprimet luftarake Ahmeti me bashkëluftëtar i bëri në Ferizaj, Kaqanik dhe Viti.

Është arrestuar me 5 janar të vitit 1947.

Gjyqi ushtarak në Prishtinë Shkalla e Parë i kishte shqiptuar dënimin kapital, me vdekje, ndërsa më vonë i është ndërruar vendimi dhe ishte dënuar me 20 vjet burg të rëndë ashtu sikur ishin dënuar mijëra pjesëtar të NDSH-së kudo në Kosovë e Maqedoni. I mbajti 15 vite burgim.

Burgun e ka mbajt në Prishtinë, Nish e Idrizovë. Ka ndërruar jetë nëmoshë 78- vjeqare me 9 maj të vitit 1988, pranë familjes në Komogllavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numrat janë shndërruar në objekt debati ndërmjet Qeverisë së drejtuar…