
Në një super atmosferë, Kaçaniku triumfon në Ligën U18
27 maj 2025
| 08:40
Super atmosferë ishte në finalen për Ligën U18 në konkurrencën e meshkujve
Kaçaniku Bardhi para tifozëve të tyre fitoi ndaj RBA me rezultat 89:62, për të siguruar biletën për Superligën U18 për edicionin e ardhshëm
Kaçanikasit fituan lojën e parë 75:57, derisa në të dytën pësuan 88:81. Në finalen e tretë dhe vendimtare, me përkrahjen e tifozëve triumfuan 89:62
Trofeun e ka ndarë Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ndërkohë medaljet Drejtoresha e Sportit në Komunën e Kaçanikut, Hafize Sallahu dhe Komesari për Kategoritë e Reja në FBK, Xhelal Mumini.