
Në përvjetorin e Epopesë së Rahovecit promovohet libri i Prof. Dr. Sabahajdin Cenës
16 korrik 2025
| 14:19
Nesër (e enjte) më 17 korrik shënohet 27 vjetori i Epopesë se Rahovecit, dhe me këtë rast do të promovohet libri i të ndjerit Prof. Dr.Sabahajdin Cena “Proza Popullore Legjendare Shqiptare”.
Profesori Cena ish-kronist dhe aktiv në luftë, në Rahovec dhe përreth, pastaj mbështeti protestat kundër vendosjes së forcave ruse pas luftës në Kosovë.
Pas luftës u angazhua si këshilltar i kategorive dalë nga lufta në komunën e Rahovecit, si pjesë e kabinetit të kryetarit Smajl Latifi
Ishte autor i përpjekur i veprave si seri “Kronikë nëpër stuhi” dhe ditari i saj, i publikuar ditë pas dite përmes rrjeteve sociale dhe mediave.