
Në prill në rajonin e Ferizajt u raportuan 16 raste të dhunës në familje
05 maj 2025
| 15:12
Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar se në muajin prill janë raportuar 16 raste të dhunës në familje: 10 në Ferizaj, 4 në Shtime e 2 në Kaçanik.
Ndërsa në muajin prill të vitit të kaluar ishin raportuar 28 raste të dhunës në familje.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit prill 2025 ka shënuar zbritje prej – 42 %, krahasuar me muajin prill të vitit 2024”.