Në pritje të hakmarrjes iraniane pas sulmit izraelit, ShBA-ja lëviz anije luftarake drejt Lindjes së Mesme

13 qershor 2025 | 16:05

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Associated Press, raporton se ushtria amerikane ka filluar zhvendosjen e burimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë anije luftarake.

Në pritje të një kundërpërgjigjegje të mundshme nga Irani, raportohet se marina amerikane ka urdhëruar ka urdhëruar shkatërruesin USS Thomas Hudner të lundrojë drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër shkatërrues është në lëvizje për të qenë në gatishmëri nëse kërkohet nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njërit prej zyrtarëve, presidenti Donald Trump është duke u takuar me anëtarët kryesorë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën.

Zyrtarët kanë folur për AP-në në kushte anonimiteti, pasi detajet nuk janë bërë ende publike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Tijani Reijnders dhe largimit të mundshëm të…