Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen armë dhe municione
05 janar 2026
| 10:21
Në rajonin e Mitrovicës se Jugut, gjatë tri ditëve të para të fillim vitit 2026, janë konfiskuar tri armë zjarri.
Konfiskimi i armëve është realizuar në lokacion të ndryshme ne Mitrovicën e Jugut dhe Skenderaj.
Armët e konfiskuara janë: Dy pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 159 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me armët e konfiskuara janë iniciuar raste penale për verat: Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe kanosje.
Nga këto raste, me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.



