
Në Slloveni s’ka raste të reja me koronavirus, nesër hapen shkollat
24 maj 2020
| 17:02
Në Slloveni nuk është regjistruar ndonjë rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit.
Është dita e katërt rresht që nuk është regjistruar ndonjë rast me COVID-19 në këtë vend. Në spital në Slloveni janë të shtrirë 17 persona, prej tyre tre në kujdesin intensiv.
Është regjistruar një i vdekur në 24 orët e fundit, duke dërguar shifrën totale në 107. Si pjesë e masave të relaksimit, do të fillojë mësimi në vitin e fundit të shkollave fillore në Slloveni të hënën. Qeveria po e diskuton mundësinë e kthimit të gjithëve fëmijëve në shkolla në ditët në vazhdim, varësisht nga situata epidemiologjike.