Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

11 mars 2018 | 21:16

Nesër (e hënë) në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës hapet ekspozita “Mozaiku Artistik” e piktorit Sylë Mujaj, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë e përmasave të mëdha 200X200 cm, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik.

Në punimet e tij, autori ekspozon punën disavjeçare dhe me përkushtim prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik. Ekspozita hapet në orën 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur  deri më 23 mars në objektet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mjekësisë (AAMS),  njoftoi se u nda nga…