Neki Emra publikon dy albumet e reja

22 qershor 2020 | 18:28

Këngëtari i njohur, Neki Emra ka publikuar dy albume. Albumet e reja të këngëtarit Emra titullohen “Te vdes apo te pres” dhe “Me heshtje mos me dëno”.

Ai ka falënderuar të gjithë ata persona që kanë kontribuar deri në publikimin e këtyre dy albumeve. “Me lejoni me ketë rast dua t’i falënderoj njerëzit të cilët janë kontribuues të këtyre dy albumeve, pa të cilët nuk kisha mundësi të jam ky që jam”, ka thënë Emra, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Emrës:

Te dashur miq,
Tani me dy albumet e mia “Te vdes apo te pres” dhe “Me heshtje mos me dëno”, janë përmbledhur dhe publikuar.
Me lejoni me ketë rast dua t’i falënderoj njerëzit të cilët janë kontribuues të këtyre dy albumeve, pa të cilët nuk kisha mundësi të jam ky që jam.

Faleminderit kompozitorin orkestruesin e mikun Florent Boshnjaku për gjithë ato që ka bo për karrierën time. Faleminderit kompozitoret tjerë Ilir Berani, Valter Beqo Terry e orkestruesin Shpetim Saraci.

Faleminderit Albatros Rexhaj, Mithat Sadiku, Shkumbin Tafilaj, Armand Trebicka për vargjet e bukura që keni krijuar për mua. Faleminderit Fadil Berisha për fotografitë e mrekullueshme. Faleminderit studio grafike ZERO4. Faleminderit Leonora Jakupi për duetin që është i vetmi në albumet e mia.
Faleminderit edhe produksioneve të cilët shumicën e këtyre këngëve i kanë realizuar në klipe ASHA me Alban Zogjani dhe produksionit Pinkmoon dhe Berat Hasani.

Nga zemra faleminderit edhe njëherë për atë që keni bërë për mua këto 8 vite të fundit. Falënderoj te gjitha mediet për mbështetjen e pakursyer gjate këtyre viteve.
Falënderoj të gjithë bashkëpunëtoret, muzikantët një nga një që më kanë përcjell gjatë gjitha këtyre viteve, janë shumë e nuk arrijë t’i përmbledh me emra të gjithë.
Falënderoj – Publikun e mrekullueshëm që më ka përcjell e mbështetur më shumë dashni. Falënderoj familjen për mbështetjen gjatë gjithë kohës për punën e vështirë që bëjmë.
Tani me arrita në pesë albume për këto vite. Edhe për albumet e mëparshme falënderoj Miranda Hashani, Machiato Band, Tirana Band, Kushtrim Kunushevci, Erhan Rexhepi, Norik Uka, Enis Abdullahu. Falënderoj të gjithë pronarët e lokaleve e dasmoret që më kanë besuar për përformim në ahengjet e tyre.

Ka edhe shumë e shumë njerëz të cilët janë pjesë e gjithë këtij suksesi e ju falënderoj të gjithëve një nga një nga zemra.
Dhe vitet ecin tutje, unë premtoj që do të bej atë që di më se miri nga unë dhe shpresoj të mos ju zhgënjej asnjëherë.
Ju Dua,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Fundi i korrikut 1998 karakterizohej nga intensifikimi…