
Nëna harron fëmijën në aeroport, avioni kthehet mbrapsht në mes të fluturimit
13 mars 2019
| 11:09
Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë ka pohuar se kishte harrur fëmijën e saj në terminal.
Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.
Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe u kërkoi pilotëve të ktheheshin për ta marrë.
Piloti u kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta. Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit 45 minuta.