Nëna që ushqeu me bukë ushtarët e UÇK-së

17 prill 2025 | 13:35

Martirja e Kosovës, ANICA BUCOLLI, është nëna që ushqeu me bukë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftë. E ndjera ishte vrarë në pragun e shtëpisë nga forcat paramilitare, ushtarako-policore serbe me 17 prill të vitit 1999. Kështu ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Albert Bucolli i cili kujton me mall të pashuar këtë nënëloke.
Postimi i plotë i ish-ushtarit 17-vjeçar i UÇK-së, Albert Bucollit:
MARTIRJA E KOSOVËS – ANICA BUCOLLI
Nëna që ushqeu me bukë USHTARËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, E VRARË NGA FORCAT PARAMILITARE SERBE NË PRAG TË SHTËPISË MË 17 PRILL 1999
Më 17 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat paramilitare serbe hynë në shtëpinë e familjes Bucolli, ne Poklek Drenic duke dëbuar me dhunë fëmijë, gra dhe pleq.
Në këtë mizori u vra gruaja e Axhes tonë, Anica Bucolli, e cila kishte ushqyer me bukë ushtarët e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
U plagosën gjithashtu:
– Feride Bucolli, 75 vjeç (Gjyshja )
– Hata Krasniqi, 70 vjeç
– Ajete Haxhiu, 16 vjeç
Nënë, faleminderit që i mbajte me bukë ushtarët e lirisë!
Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse festat pas kualifikimeve nuk janë shuar ende, skuadrat…