
NËNË STANA, DEKOROHET NGA PRESIDENTJA E KOSOVËS
19 shkurt 2025
| 22:51
Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar sot Medaljen Presidenciale ” Shën Tereza”, Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së!
Në kuadër të shënimit të 17 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Nënë Stana u dekorua për kontributin e saj të dhënë në luftën e UÇK-së!
Nëna Stanë Gashi, nga Presidentja znj. Vjosa Osmani, u nderua: “ PËR KONTRIBUTIN DHE HUMANITETIN E JASHTËZAKONSHËM NË MBËSHTETJE TË LUFTËS PËR LIRI”!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Shkurt 2025!