Nënkryetari i komunës së Malishevës viziton të helmuarit që po trajtohen në spitalin e Prizrenit

14 tetor 2023 | 22:52

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, në orët mbrëmjes i kanë vizituar pacientët e helmuar nga Malisheva, të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva, është stabile.

Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva.

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe me pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali.

Edhe pacientët u treguan falënderues për shërbimin e ofruar në spitalin e Prizrenit, si dhe për shërbimin e ofruar në QKMF në Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën "Ismail Klosi" në Bërnicë të Poshtme po vazhdojnë…