Nënkryetari Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Kadriaj vizitojnë nëndegën e PDK-së në Valis

01 shtator 2025 | 22:09

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të degës, Shaip Kadriaj, kanë zhvilluar një takim me nëndegën e PDK-së në Valis, në kuadër të vizitave të tyre me strukturat e partisë.

Në këtë vizitë, ata u pritën nga përfaqësuesit e nëndegës së PDK-së në kantonin Valis të Zvicrës: Ali Çitaku, Karanfil Ahmeti dhe Florim Qorraj.

Gjatë takimit u vlerësua puna dhe angazhimi i deritanishëm i kësaj nëndege, si dhe përkushtimi që ajo po vazhdon të tregojë në funksion të fuqizimit të organizimit partiak.

Sipas njoftimit të Degës së PDK-së në Zvicër, diskutimi ishte i hapur dhe parimor, duke përfshirë ide konkrete për mobilizimin e mërgatës në funksion të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, si dhe për organizimin e protestës për drejtësi.

Në fund të takimit, Krasniqi dhe Kadriaj shprehën falënderimet në emër të kryetarit të degës, Xhaka, dhe të gjithë kryesisë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar…