
Nënshkruhet marrëveshja për menaxhimin e sistemit të ujësjellësit në lagjen “Çamëria”
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati dhe udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu kanë pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, drejtorin teknik, Mumin Morina si dhe drejtorin e “Hidromoravës” njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi.
Gjatë takimit nënkryetari Jakupi ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, mbi sanimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit në lagjen “Çamëria”.
Nënkryetari Jakupi ka thënë se përmes kësaj marrëveshje ujësjellësi në lagjen “Çamëria” do të mirëmbahet nga KRU “Hidromorava” në Gjilan. “Qëllimi i kësaj Marrëveshje është sanimi dhe vënia nën menaxhim dhe mirëmbajtje të KRU “Hidromorava” Gjilan, për shërbimet e ujit në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e lagjes ‘Çamëria’ në mënyrë që ata të kenë ujë të përdorshëm”, ka thënë ai. Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, dhe drejtori i Hidromoravës, njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi, kanë thënë se do të angazhohen për sanimin dhe rregullimin e puseve të ujit për furnizim.