
Nënshtetasi shqiptare mund ta zëvendësojë Shevchenkon tek Ukraina
03 gusht 2021
| 21:34
Andriy Shevchenko është larguar më parë nga posti i trajnerit te Kombëtarja e Ukrainës.
Kësisoj, krerët e federatës ukrainase janë hedhur në “gjah” në kërkim të një përzgjedhësi të ri për ekipin kombëtar, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndër emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Ukrainës është edhe ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.
65-vjeçari për momentin është i angazhuar te Kombëtarja e Azerbajxhanit me kontratën e cila i skadon në nëntor të këtij viti.
De Biasi zotëron nënshtetësi shqiptare, pasi e mori atë në vitin 2015 kur ishte ende në krye të “kuqezinjve”.
Italiani kishte shkruar historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për herë të parë në një Kampionat Evropian në vitin 2016.